Ndërprerje masive në shërbimet e Microsoft-it, jashtë funksionit Outlook, Teams dhe Copilot

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2026 08:15

Ndërprerje masive në shërbimet e Microsoft-it, jashtë funksionit Outlook, Teams dhe Copilot

Problemet zgjasin prej më shumë se 10 orësh dhe kanë prekur përdorues në dhjetëra vende të botës. Microsoft përjashton mundësinë e një sulmi kibernetik.

Miliona përdorues në mbarë botën po përballen me ndërprerje serioze në shërbimet e Microsoft-it, përfshirë Outlook, Teams dhe Copilot, në kuadër të një defekti global të sistemit që ka zgjatur më shumë se 10 orë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerja mund të shndërrohet në një nga më të rëndat në historinë e kompanisë, me dëme të mundshme që mund të arrijnë miliarda dollarë. Ndërkohë, Microsoft ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik dhe ka bërë të ditur se po punon për zgjidhjen e problemit, raporton BBC.

Problemi ka prekur përdoruesit në nivel global. Sipas platformës Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve përmes raportimeve të përdoruesve, defekti u përhap në 74 shtete brenda vetëm një ore.

Deri në orët e vona të pasdites së së enjtes, sipas kohës së Evropës Qendrore, numri i raportimeve për probleme me Outlook arriti në afro 140.000, mbi 2.000 herë më shumë se niveli i zakonshëm.

Problem me serverët, jo sulm kibernetik

Lidhur me shkakun e ndërprerjes, Microsoft ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik, por për një problem në infrastrukturën e vet, konkretisht për një “ngarkesë të shtuar” në disa rajone.

Sipas kompanisë, problemi nuk është shkaktuar nga numri i madh i përdoruesve, por nga ndërprerja e papritur e funksionimit të një numri serverësh. Kjo ka bërë që serverët e mbetur të përballen me ngarkesë të tepërt dhe të mos arrijnë t’i përpunojnë të gjitha kërkesat.

Fillimisht, Microsoft njoftoi se po vërehen “rezultate pozitive” nga ndërhyrjet për riparimin e sistemit, por më vonë pranoi se procesi nuk po zhvillohej sipas planit.

Kompania paralajmëroi se edhe pas rikthimit të shërbimeve në funksion, ekziston rreziku që ato të ndërpriten sërish kur përdoruesit të fillojnë të kyçen masivisht.

Për këtë arsye, Microsoft po teston metoda alternative që do t’u mundësonin përdoruesve qasje në veglat e saj, pa shkaktuar mbingarkesë të plotë të sistemit. Gazeta Flaka

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2026 08:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!