Ndizet alarmi! Mashtrues në internet po përpiqen të marrin të dhënat personale…

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 09:59

Ndizet alarmi! Mashtrues në internet po përpiqen të marrin të dhënat personale…

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHM) njoftojnë se ka mashtrime në internet në emër të këtij institucioni, përcjell TV21.

Nga ky institucion thonë se persona të panjohur përmes faqes fzom.net, po përpiqen të marrën të dhënat personale të qytetarëve, ndërsa theksojnë se faqja zyrtare e FSSHM-së është (fzo.org.mk).

PARALAJMËRIM PËR MASHTRIM PHISHING NGA FAQJA E INTERNETIT fzom.net

Shkup, 23.03.2025 – Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) informon qytetarët për një mashtrim serioz phishing që po zhvillohet përmes një faqeje të rreme të internetit me adresën fzom.net. Kjo faqe interneti paraqitet si faqja zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe synon të vjedhë të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve.

RREZIKU NGA KY MASHTRIM

Mashtruesit përmes fzom.net përpiqen të mashtrojnë qytetarët për të futur informacionin e tyre personal, duke përfshirë:

• Të dhënat personale (emri, mbiemri, numri amë, adresa);
• Të dhënat për sigurimin shëndetësor;
• Të dhënat për llogaritë bankare dhe kartat e kreditit;
• Emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

PARALAJMËRIME DHE REKOMANDIME

FSSHM paralajmëron kategorikisht qytetarët që të mos fusin të dhënat e tyre personale në faqen e internetit fzom.net. Faqja zyrtare e Fondit është vetëm fzo.org.mk.

  • Kontrolloni me kujdes adresën e internetit përpara se të vendosni ndonjë informacion personal.
  • Mos klikoni në linqe nga e-maile ose mesazhe të dyshimta.
  • Mos ndani emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet tuaja me askënd.
  • Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë në FSSHM ose në stacionin më të afërt policor.
  • Faqja zyrtare e FSSHM-së kurrë nuk do t’ju kërkojë të fusni të dhëna bankare.

FSSHM NDËRMERR MASA

FSSHM tashmë ka ndërmarrë masa për të bllokuar këtë faqe të rreme dhe për të mbrojtur qytetarët. Fondi po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij mashtrimi.

KONTAKTI PËR INFORMACION SHTESË

Për informacione të mëtejshme dhe raportimin e aktiviteteve të dyshimta, qytetarët mund të kontaktojnë:

282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 09:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?