Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Mars, 2025 22:37

Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri

Ka nisur këtë të hënë ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, në Gjermani, në Panairin e Turizmit ku  e pranishme është Shqipëria.

Shqipëria është nderuar me çeljen e këtij panairi që është më i madhi në botë, teksa kryeministri Edi Rama do mbajë edhe fjalën në hapjen e tij. Panairi do ketë 5800 ekspozues nga qindra vende të botës, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që i deklaron se shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut, ndërkohë që një ligj i tillë ka qenë i Shqipërisë mesjetare. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore, ku Shqipëria u bë vendi i parë në botë që pati më shumë hebrenjtë pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi një vend myslimanësh, ortodoksësh dhe katolikësh e megjithatë kur u vendosëm të zgjidhnim mes hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve duke rrezikuar jetën e duke refuzuar të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme nazistëve”.

“Kush troket në derën e një shqiptari e bën këtë prej vullnetit të Zotit. E duke i hapur derën ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni si perëndi ejani në Shqipëri”, tha kryeministri shqiptar.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Mars, 2025 22:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?