Nesër do të bëhet takimi Mickoski – Filipçe, vijnë reagimet!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2025 22:27

Nesër do të bëhet takimi Mickoski – Filipçe, vijnë reagimet!

Nesër do të realizohet takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.

Takimi do të mbahet në Qeveri, me fillim prej orës 14:00, sakaq dy partitë opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), kanë reaguar në lidhje me takimin e planifikuar ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeopozitarit Venko Filipçe.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë për dominimin gjithnjë e më të theksuar mono-etnik që Qeveria ka demonstruar gjatë vitit të parë të qeverisjes së saj, ndërsa tani, tashmë në skenën publike, përfshin edhe opozitën etnike maqedonase në këtë prirje të saj”, reagojnë nga BDI-ja.

Ata takimin Mickoski – Filipçe e vlerësojnë si një “flirt i hapur”.

“Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet një dialog i mirëfilltë politik, por jo në takime intime mesnate, por në një format politik dinjitoz, me përfaqësim të qartë të të gjithë qytetarëve, ku të hapen çështjet themelore me rëndësi për vendin”, reaguan nga BDI-ja.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga Ziadin Sela, kanë vlerësur se LSDM-ja e udhëhequr nga Filipçe po sillet si degë e VMRO-DPMNE-së, duke e vlerësuar takimin “monoetnik për Maqedoninë përsëri e jona”.

“Kryetari i VMRO-DMPNE Hristijan Mickvski do të takohet me Kryetarin e degës më të madhe të VMRO-DPMNE-së Venko Filipçe! Pasi u zgjodh kryetar i LSDM-së takimin e parë e kishte me Kryetaren e shtetit znj.Siljanovska-Davkova!”, deklaruan nga ASH-ja, duke përkujtuar se Filipçe ishte etiketuar nga VMRO-ja si “ministër i vdekjes”.

Në lidhje me këtë takim të planifikuar ka reaguar edhe partia maqedonase ZNAM, e cila është në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në. Ata deklarojnë se Filipçe dhe LSDM-ja nuk kanë kredibilitet politik, as legjitimet të ofrojnë koncepte për Maqedoninë në këtë moment.

“Që këtej, Venko Filipçe dhe LSDM nuk mund të jenë zgjidhje e problemeve, sepse treguan se ata janë problem për çdo zgjidhje”, deklaruan nga ZNAM.

Ndryshe, kryeministri Hristian Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe nesër pritet të kenë takim prej orës 14:00. 

Ky takim erdhi si propozim i Filipçes, pasi në një konferencë për media paraqiti konceptin për një dialog të ri shoqëror dhe politik.

LSDM dhe Venko Filipçe absolutisht nuk kanë kredibilitet politik, as legjitimitet të ofrojnë çfarëdo llpj konceptesh për Maqedoninë në këtë moment, reagojnë nga partia ZNAM pas konferencës së sotme për shtyp të Filipçes në të cilën ai propozoi koncept për dialog të ri shoqëror dhe politik.

“Që këtej, Venko Filipçe dhe LSDM nuk mund të jenë zgjidhje e problemeve, sepse treguan se ata janë problem për çdo zgjidhje”, theksojnë nga ZNAM dhe pyesin nëse lideri i vetëshpallur i opozitës me këtë kërkon mënyrë që të faktorizohet si faktor politik në opinion dhe të ulet në tyrezën negociuese, duke e pasur parasysh gjendjen e dëshpëruar të partisë së tij.

Nga ZNAM theksojnë se “ministri i deridjeshëm në qeveritë e Zoran Zaevit, prëgjegjës për gabimet e thella sistematike në shoqëri, drejtpërdrejtë përgjegjës për tragjedinë në Tetovë me spitalin modular ku jetën e humbën 14 persona, furnizimin kriminel të vaksinave në kohën e krizës me KOVID 19, rastin në klinikën për Onkologji ku në vend të kimiterapisë të së,urëve u jepej tretje fiziologjike, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në miratimin e ndryshimeve të Kodit penal, ku u amnistuan funksionarët nga regjimi i Gruevskit, por edhe funksioanrë të alrtë të LSDM-së në krye me mentorin e tij Zoran Zaev, sot propozon KONCEPT për dialog të RI shoqëror në Maqedoni”.

“Opinioni në Maqedoni nuk është demente që të harrojë se drejtori i Fondacionit ZAEV në tetë vitet e kaluara e promovonte konceptin Një Shoqëri për të GJITHË, një për Vicen”, ceket në reagimin e ZNAM.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2025 22:27
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë