Një avion i ushtrisë serbe ka fluturuar nga Beogradi për evakuimin mjekësor të të lënduarve

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 00:31

Një avion i ushtrisë serbe ka fluturuar nga Beogradi për evakuimin mjekësor të të lënduarve

Një avion i ushtrisë serbe “CASA C-295” me katër mjekë dhe katër teknikë mjekësorë ka fluturuar nga Beogradi në Maqedoni për evakuimin mjekësor të të lënduarve në aksidentin tragjik në Koçan, njoftoi të dielën në mbrëmje Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, raporton TS.

Me këtë avion është planifikuar evakuimi i 12 pacientëve, të cilët do të trajtohen në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) në Beograd dhe në Qendrën Klinike të Serbisë.

Dy pacientë të cilët tashmë janë transportuar nga Maqedonia me autoambulanca ushtarake po trajtohen në Spitalin Ushtarak në Nish dhe në Qendrën Klinike në Nish, ndërsa tre pacientë të tjerë po transportohen me autoambulanca dhe do të përkujdesen në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Për të ofruar ndihmë për të lënduarit, dy mjekë nga Akademia Mjekësore Ushtarake, një kirurg plastik dhe një anesteziolog, si dhe dy teknikë mjekësorë do të qëndrojnë me kolegët e tyre në Maqedoni, thuhet në deklaratë.

Të paktën 59 të rinj, kryesisht të moshave 14 deri në 24 vjeç, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në diskotekën Pulse në Koçan, ndërsa 155 u lënduan.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 00:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?