Një pacientë në Turqi është në gjendje kritike | VIDEO
Botuar nga Flaka
21 Mars, 2025 12:03
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se nga 162 pacientë të cilët u lënduan nga zjarri në Koçan, që janë duke u trajtuar në klinikat e vendit, 10 prej tyre do të lëshohen në shtëpi, shkruan TV21. Për pacientët që po trajtohen jashtë vendit, Taravari tha se të gjithë janë në gjendje stabile, përveç një pacientit që po trajtohet në Turqi që është në gjendje më kritike.
“Lajm i mirë se prej gjithsej 162 pacientë, 10 pacientë i lëshojmë për mjekim në shtëpi që është lajm shumë i mirë për ne si mjek. 57 pacientë janë në klinikat në Maqedoni, 12 janë në Spitalin “8 shtatori”, 25 janë në Qendrën Klinike në Shkup, në Spitalin e Qytetit janë 11 pacientë dhe në Shtip është vetëm 1 pacient. Jashtë shtetit mjekohen 115 pacientë, të gjithë në situatë relativisht të mirë, përveç një pacienti të cilin e kemi pak më kritik që është në Turqi. Pacientët e tjerë në shtetet e tjera, për të gjithë marrim lajme të mira dhe vetëm mendojmë për të përgatitur protokollet për kthimin e tyre”, tha Arben Taravari.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.