OpenAI mbyll aplikacionin Sora pas disa muajsh

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Mars, 2026 17:43

OpenAI mbyll aplikacionin Sora pas disa muajsh

Kompania amerikane e teknologjisë OpenAI ka njoftuar mbylljen e aplikacionit të saj për shpërndarjen e videove të krijuara me inteligjencë artificiale, Sora, vetëm disa muaj pas lansimit.

Në një njoftim të publikuar në X, kompania bëri të ditur se do t’i japë fund platformës, duke shtuar se së shpejti do të ofrojë më shumë detaje për mënyrën se si përdoruesit mund të ruajnë përmbajtjen e tyre.

“Ajo që bëtë me Sora kishte rëndësi dhe e dimë që ky lajm është zhgënjyes”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Aplikacioni, i lançuar në shtator, fitoi shpejt popullaritet si një platformë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra përmes inteligjencës artificiale. Megjithatë, ai u përball me kritika të shumta nga ekspertë dhe organizata të ndryshme, të cilët ngritën shqetësime mbi rreziqet e përhapjes së përmbajtjeve të rreme dhe manipulimeve vizuale, përfshirë fenomenin e njohur si Deepfake.

Kritikët paralajmëruan se teknologji të tilla mund të kontribuojnë në rritjen e përmbajtjeve të dëmshme në internet dhe të nxisin sjellje si “doomscrolling”, duke shtuar sfidat për kontrollin e informacionit në epokën digjitale.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të OpenAI në zhvillimin e mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale, pas këtij vendimi të papritur.

Flaka

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Mars, 2026 17:43
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!