Osmani: Brenda një dite, 6 vendime që godasin përfaqësimin dhe rrugën drejt BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 14:23

Osmani: Brenda një dite, 6 vendime që godasin përfaqësimin dhe rrugën drejt BE-së

Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit, duke renditur një sërë vendimesh që, sipas tij, dëmtojnë drejtpërdrejt shqiptarët dhe orientimin strategjik të vendit.

“Vetëm në një ditë,” thekson Osmani, duke numëruar:

  1. “Qeveria ul me 38% strukturën drejtuese në MPB, duke goditur drejtpërdrejt pozitat ku shqiptarët kishin përfaqësim dhe ndikim në nivelet kyçe.”
  2. “Dokumentet dëshmojnë se 5 shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë larguar në mënyrë të kundërligjshme.”
  3. “25 milionë euro blerje të energjisë elektrike vetëm në tre muaj, edhe gjatë orëve të natës.”
  4. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa shqiptarët të kenë ndikim në të.”
  5. “40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët dhe komunitetet tjera etnike.”
  6. “Kryeministri mbylli shpresën se ky vend po ecën drejt Bashkimit Evropian, duke e bërë gjithnjë e më të qartë se ndryshimi i drejtimit strategjik të shtetit ka qenë plan i përgatitur me sponsorët e Qeverisë.”

Në fund të reagimit të tij, Osmani shton: “VLEN? Plotësojeni ju…”, duke lënë të hapur interpretimin për opinionin publik.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh politike dhe debatesh të forta mbi përfaqësimin etnik dhe kursin eurointegrues të vendit.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?