Osmani po qëndron në Slloveni, merr pjesë në konferencën e organizuar nga Presidenti Pahor
Botuar nga Flaka
25 Prill, 2025 22:32
Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani së fundmi mori pjesë në në konferencën e organizuar nga Presidenti slloven Borut Pahor në Lubjanë. Osmani foli për pozitën e Maqedonisë së Veriut dhe rrugën eurointegruese të vendit, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund ta zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit.
“Jemi në një moment të rrallë. I ashtuquajturi zotim i Bled-it, i Këshillit të kaluar Europian, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2030, dhe thirrja e re e Komisionit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2029, në një mënyrë krijon një përputhje unike me ciklin tonë politik të brendshëm, por vetëm nëse, kjo është më tepër për audiencën e vendit tim, nëse Maqedonia e Veriut mban zgjedhje të parakohshme këtë vit, sepse atëherë ne hapim dritaren e parë katërvjeçare të reformave në dy dekada. Pa fushata. Pa shpërqendrime. Vetëm qeverisje. Vetëm rezultate. Sepse, vetëm si përkujtim, në 20 vitet e fundit kemi pasur 14 procese zgjedhore, kjo është një në çdo 17 muaj. Në mes? Bllokim. Ngërç. Vonesa. 2025 deri 2029 mund të jenë momenti ynë depërtues. Për reformën kushtetuese. Për përparimin e kapitujve. Për konsolidimin institucional. Kjo nuk është thjesht një dritare e mundësisë. Mund të jetë dritarja jonë e fundit e konvergjencës”, tha mes tjerash Osmani.
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.