Pedri apo Dani Olmo?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 12:43

Pedri apo Dani Olmo?

Pedri apo Dani Olmo, është dilema e teknikut të reprezentacionit spanjoll.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, thuajse e ka të fiksuar formacionin me të cilin pritet të zbresë në fushë të premten në Shtutgart kundër Gjermanisë.

Sipas mediave spanjolle 10 nga 11 lojtarët që luajtën nga minuta e parë kundër Gjeorgjisë pritet të jenë në fushë edhe ndaj Gjermanisë. Natyrisht duke përjashtuar këtu ndonjë dëmtim të minutës së fundit.

Kjo do të thotë se në formacionin titullar të Spanjës ka vetëm një vend për dy lojtarë. Dhe ai që rrezikon shumë vendin e titullarit është Pedri Gonzalez.

Sipas “Marca” pritet një balotazh i fortë mes mesfushorit të Barcelonës dhe atij të Lajpcigut, Dani Olmo. Olmo tregoi se po troket në derën e De la Fuentes për një vend titullari pas golit dhe kontributit të shkëlqyer të tij kundër Gjeorgjisë. Paraqitja e tij tregoi se atij i ka ardhur koha për të qenë në formacionin titullar. Pa harruar këtu dhe paraqitjen mjaft të mirë që ai bëri edhe kundër Shqipërisë.

Në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, mesfushori i Lajpcigut hyri në vend të Pedrit, duke i dhënë një tjetër ritëm lojës së Spanjës. Ndaj kundër Gjermanisë ai ka hedhur kandidaturën për një vend titullari.

7
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 12:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?