Për punën tonë gazetareske dhe çfarë saktë biseduam në MPB dhe ASK

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 00:00

Për punën tonë gazetareske dhe çfarë saktë biseduam në MPB dhe ASK

Këtë mbrëmje në Stacionin Policor në Qendër, në bisedë informative pas tubimit të madh në sheshin “Maqedonia”, janë ftuar kryeredaktori i TV21, Eroll Shakiri dhe gazetari dhe redaktori i lajmeve, Jovica Paunoski.

Sqarimi i policisë ishte se ata kanë shkuar “live” me pamje nga droni i cili ka rënduar më shumë se sa lejohet. Në Stacionin Policor, krahas policisë ka qenë edhe inspektorë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Me dëshminë e tyre për ngjarjen kanë dalë pikërisht kolegët, të cilët potencuan se MPB i ka vizituar dhe më pas i ka marrë dokumentet e nevojshme, ku pas një kohë të shkurtër sërish janë kthyer dhe i kanë ftuar në bisedë informative.

“Praktikisht kemi shfrytëzuar dron sikurse dy-tre vitet e kaluara, me qëllim që të paraqesim pasqyrën reale dhe atë çfarë paraqet interes publik dhe qytetarët të jenë në kohë të informuar. Problemi i cili është paraqitur, është se jemi njoftuar se ka ndalesë të tërësishme për fluturim të çfarëdo lloj të dronëve në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit”, tha kolegu ynë Jovica Paunovski.

Siç thuhet, kumtesë për ndalesë aktive në Shtip dhe Koçan është marrë pas 10 minutash, pasi veç më ishin ftuar në Stacion Policor, pas çfarë kanë marrë informacion se e njëjta do të plotësohet dhe azhurnohet.

“Shfrytëzuam dron i cili është nën 245 gram, i cili me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat me gjasë janë miratuar në muajin janar, ato parametra ligjor janë zbritur dhe tani droni mund të fluturojë pa deklaratë të veçantë dhe leje vetëm për 200 gram”, tha Paunovski.

Këtu është ndërlidhur edhe Shakiri, i cili tha se TV21 gjithmonë ka punuar bazuar në ligj dhe asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 00:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?