Përse duhet të mësojmë dhe studiojmë gjuhën gjermane?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:48

Përse duhet të mësojmë dhe studiojmë gjuhën gjermane?

Nga Izer MAKSUTI

Gjermanishtja flitet nga mbi 130 njerëz në botë si gjuhë amtare, dhe në mbi 42 vende të botës nga një pakicë gjermanishtfolëse. Në kuadër të Bashkimit Europian gjermanishtja flitet nga më shumë folës se anglishtja, frëngjishtja e spanjishtja.
Gjermanishtja është ndër 12 gjuhët që flitet më së shumti në botë. Gjermanishtja, pas anglishtes, mbetet gjuha më e përdorur në fushën shkencore, si dhe gjuha e dytë me më shumë të dhëna në internet.
Gjermanishtja mbetet e njohur si gjuha e shumë mendimtarëve, letrarëve dhe shkencëtarëve më të famshëm të botës: Gëte (Goethe), Shiler (Schiller), Marks (Marx), Niçe (Nietzsche), Kafka, Cvajg (Zweig), Mann, Breht (Brecht) edhe autorë tjerë, edhe krye përfaqësues të muzikës klasike, kompozitorët si Mocar (Mozart), Bah (Bach), Bethoven (Beethoven), Shubert (Schubert), Vagner (Wagner) flisnin dhe shkruanin në gjermanisht. Këtu mund të shtojmë edhe përfaqësues të fushave të ndryshme si: Ajnshtajn (Einstein), Frojd (Freund), Kant, Hegel, Veber (Weber), Hajdeger (Heidegger) e shumë të tjerë.

Disa prej veprave më të rëndësishme të civilizimit perëndimor në fushë të filozofisë, letërsisë, muzikës, historisë së artit, teologjisë, psikologjisë, kimisë, fizikës, inxhinierisë dhe mjekësisë, janë shkruar në gjermanisht, disa prej studimeve më të thella në këto fusha edhe sot mund të gjenden vetëm në gjermanisht. Rreth 20 % e librave në botë botohen në gjermanisht, vetëm pak prej tyre mund të gjenden të përkthyera në anglisht.

Pra leximi dhe studimi i atyre, si dhe i klasikëve dhe nobelistëve gjermanë në origjinal mbetet një prej arsyeve bazë. Njëmbëdhjetë nobelistë të letërsisë, si dhe 22 në fizikë, 30 në kimi dhe 25 në mjekësi janë nga hapësira gjermanishtfolëse. Vendet gjermanishtfolëse në fushën e inxhinierisë janë ndër më të mirët në botë. Nga vendet gjermanishtfolëse kemi regjisorët dhe producentët më të mirë në botë.
Gjermanishtja dhe anglishtja, si gjuhë gjermanike, kanë shumë ngjashmëri, sidomos në fushën e leksikut.

Gjermanishtja është gjuha në të cilën përkthehet më shumë në botë. Ajo mbetet gjuhë e rëndësishme e tregtisë dhe ekonomisë; ekonomia e Gjermanisë ka vendin e parë në Europë, të katërtin në botë, fuqia ekonomike e saj krahasohet me të gjithë vendet spanjishtfolëse. Gjermania është vendi i dytë në botë që eksporton më shumë. Shumë sipërmarrje botërore kanë selitë e tyre kryesore në Gjermani. Gjermanishtja është gjuha më e rëndësishme në Europën Qendrore dhe lindore juglindore.

Që para më shumë se 100 vitesh, Faik Konica në revistën “Albania” që botonte në Bruksel, përmendte rëndësinë e mësimit e studimit të gjermanishtes nga shqiptarët, meqë në atë gjuhë dhe nga studiues kryesisht austro-gjerman u bënë studimet e para për gjuhën, historinë, arkeologjinë, etnologjinë shqiptare dhe me këtë ata mbeten themeluesit e shkencave albanologjike. Edhe pas kaq shumë vitesh, edhe pse ne kemi me dhjetëra universitete, institute, disa akademi shqiptare, nuk e kemi të plotë veprën e tyre edhe në gjuhën shqipe, për atë mbetet e rëndësishme gjermanishtja për t’i lexuar e studiuar në origjinal.

Sot, në rrethana tjera të dekadave të para të shekullit XXI, me një numër kaq të madh të shqiptarëve, nga të gjitha anët e trojeve tona, thuhet që mund të jenë mbi 1 milion në vendet gjermanishtfolëse: në Gjermani, në Zvicër, në Austri, në Tirolin e Jugut/Itali, në Luksemburg, mësimi dhe studimi i gjermanishtes bëhet i rëndësishëm edhe për arsye të ruajtjes dhe kultivimit të lidhjeve me këtë pjesë vitale të diasporës sonë, për t’i kuptuar më lehtë, si dhe për t’u ndihmuar atyre të ruajnë gjuhën shqipe, jo vetëm ky brez, por edhe gjeneratat e ardhshme.

(Prof. dr. Izer Maksuti është profesor në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup)

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?