Po kthehen mashtrimet me telefonata në Shkup, 83-vjeçares i merren afro 1 mijë euro!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 22:12 Përditësuar

Po kthehen mashtrimet me telefonata në Shkup, 83-vjeçares i merren afro 1 mijë euro!

Po kthehen mashtrimet me telefonata në Shkup, 83-vjeçares i merren afro 1 mijë euro. MPB ka njoftuar se me 12.02.2025, në orën 18:00 në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Shkupi raportoi se ishte mashtruar nga një person me shumën prej 50,000 denarë.

Sipas deklaratës, një person i ka thirrur atë me telefon dhe i tha se bijja e saj kishte shkaktuar një aksident rrugor, në të cilin kishte përplasur një fëmijë migrant, i cili ka vdekur, dhe se nëse nuk dëshironte të futej në burg, duhej të paguante.

Një rast i ngjashëm u evidentua kohë më parë pikërisht në Shkup. Vitin e kaluar, një grua ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 10.000 euro. Asaj i i kanë thënë se vajza e saj ka vrarë një person në aksident, dhe se do të duhej të jepte paratë që të shpëtohej nga burgu.

Personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si punonjëse policie dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë për t’u liruar nga policia në Mal të Zi.

Mësohet se ajo i ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë aty ku i ka thënë personi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, qytetarët gjithnjë e më shpesh po bien pre e mashtrimeve. Mashtruesit përmes telefonit tentojnë të marrin të dhëna të besueshme të qytetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke marrë masa për hetimin dhe menaxhimin e mashtrimeve telefonike.

“Mashtruesit shpeshherë paraqiten si përfaqësues të bankave, institucioneve publike ose kompanive për të mashtruar viktimat. Sektori i krimit kibernetik kreu kontrolle në lidhje me mashtrime telefonike dhe përcaktoi se mund të përdoren mjete të shumta për të manipuluar thirrjet, dhe atë: përmes thirrjeve të maskuara, ndryshimit të identitetit të telefonuesit duke pretenduar emrin e kompanive ose veprimtarive të ndryshme ose me vjedhje të numrit të telefonit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të thirrjeve apo mesazheve nga manipuluesit.

“Jini të kujdesshëm kur merrni telefonata nga numra të panjohur ose nga numra që paraqiten si institucione të besueshme. Asnjëherë mos i ndani me telefon informacionet personale, informacionet bankare ose fjalëkalimet. Nëse dyshoni se keni qenë viktimë e një mashtrimi të tillë, raportoni menjëherë rastin në stacionin më të afërt të policisë”, shtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Këto lloj mashtrimesh tani më janë të njohura për institucionet kompetente, pasi kjo nuk është hera e parë që qytetarët mashtrohen në mënyra të ndryshme. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 22:12 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?