“Po ruaj golin tim për Gjermaninë”, Lamine Yamal me premtim të madh 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 13:23

“Po ruaj golin tim për Gjermaninë”, Lamine Yamal me premtim të madh 

Talenti i madh i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë të fortë para ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 ndaj Gjermanisë.

Me vetëm 16 vjeç, Lamine Yamal tashmë po bën titujt e mediave botërore me paraqitjet e tij në Euro 2024.

Sulmuesi anësor i Barcelonës ka regjistruar tashmë dy asistime në turne – ai është më i riu ndonjëherë që e ka bërë këtë në fazën e grupeve dhe në faza tjera.

Yamal ishte gjithashtu afër të shënonte një ose dy herë, kur Spanja u përball me Gjeorgjinë javën e kaluar, por të gjitha përpjekjet e tij në fund u priten nga portieri kundërshtar.

Megjithatë, Lamine Yamal nuk duket shumë e shqetësuar për këtë, pasi mendon se e ka ruajtur golin për ndeshjen ndaj Gjermanisë.

“Jam i kënaqur me rezultatin, i lumtur që dolëm në çerekfinale dhe tashmë mezi presim ndeshjen e radhës”, ka thënë fillimisht Yamal për Diario Sport.

“Sigurisht, do të kisha dashur të shënoja ndaj Gjeorgjisë, por mendoj se po e ruaj golin tim për ndeshjen me Gjermaninë”, përfundoi talenti spanjoll.

Ndryshe, Spanja dhe Gjermania do të ndeshen të premten, më 5 korrik, me fillim nga ora 18:00.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 13:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?