Prokurori Ols Dado, pronari i  një objekti banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në Tiranë!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 21:37 Përditësuar

Prokurori Ols Dado, pronari i  një objekti banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në Tiranë!

Prokurori Ols Dado duket se e ka hetuar kryebashkiakun Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi, që nga dita e parë e fillimit të çështjes.

Ols Dado është përfitues direkt i një leje ndërtimi në Tiranë për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit, aty ku sipas çmimit të referencës vlera e një prone shkon në mbi 1.5 milion euro.

Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfarë trualli që zhvillohet 712 m2.

Një tjetër detaj që vihet re nga kjo leje është edhe fakti i përfituesve të tjerë të lejes, ku shumica mbajnë mbiemrin Berisha dhe Shkreli.

Në dritën e këtij fakti lind pyetja: A ka kërkuar prokurori Ols Dado, si përfitues i lejes së ndërtimit, ndonjë favor në tejkalim të planit vendor të bashkisë së Tiranës dhe nëse nuk e ka marrë këtë favor, a ka një ndjenjë hakmarrjeje të tij në të gjithë çështjen e ngritur kundër Veliajt?

Në seacën e sotme me dyer të mbyllura të vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj mësohet t’i ketë thënë prokurorit të dosjes Ols Dado se është në konflikt interesi me të dhe se e ka personale.

“Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”  Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu” mësohet të ketë thënë ai.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 21:37 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?