PS-PD, drejt konsensusit për votimin me ID të huaja

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 21:14

PS-PD, drejt konsensusit për votimin me ID të huaja

Kuvendi pritet të miratojë të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por me shumë mundësi në to nuk do të përfshihet propozimi i bërë nga demokratët që të lejohen të votojnë edhe shtetasit shqiptar me mjete identifikimi të huaja.

Kjo pasi palët duket se janë afër një dakordësie, që këtë çështje t’ia kalojnë për zgjidhje Komisionit Rregullator në KQZ duke interpretuar dispozitat aktuale të ligjit zgjedhor. Kjo u la të kuptohet gjatë diskutimeve në seancën plenare të kësaj të enjte.

Damian Gjiknuri: Meqenëse dhe akti që ka parashikuar procedurën e krahasimit të dokumentave të identifikimit me regjistrin e Gjendjes Civile përcaktohet në KQZ nga akti rregullator, le t’ia përcjellim Komisionit Rregullator për të gjetur një zgjidhje interpretuese nëse ata do ta gjykojnë të ligjshme.

Oerd Bylykbashi: Jepni mundësinë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë që të votojnë. Jepini mundësinë, ose mos i pengoni në të drejtën e tyre për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Palët kanë miratuar ndërkohë me konsensus në Komisionin e Ligjeve propozimin që shpenzimet për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit për votuesit e diasporës nëpërmjet postës të paguhen nga buxheti i shtetit, si dhe që votat e emigrantëve të numërohen nga komisione partiake.

Paketa e ndryshimeve në Kod përfshin gjithashtu edhe propozimin për afrimin e afateve për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputet në 70 ditë para zgjedhjeve.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 21:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?