Pyetet për raportet me ShBA-të, ja si përgjigjet kryeministri Kurti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:24

Pyetet për raportet me ShBA-të, ja si përgjigjet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar renovimet e Klinikës së Urologjisë në QKUK.
Aty është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që nuk ka lidhje kjo me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti.

Kujtojmë se veprimet e Qeverisë Kurti shpeshherë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë zyrtare Washington ku po merr pjesë në në Samitin e NATO-s.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien kishte pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O’Brien kishte shkruar në X, se janë krenarë që mbështesin shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?