Punimet në Korridorin 8, projekti më i madh infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut, rrezikojnë të ngadalësohen ndjeshëm. Rreth 50 punëtorë u larguan papritur nga puna, ndërsa kompania Bechtel & Enka paralajmëroi ulje të intensitetit të punimeve deri në 50%, për shkak të mospagesave nga shteti.
Përveç kësaj, segmenti strategjik Trebenishtë–Strugë–Qafë Thanë mund të përjashtohet nga projekti, sipas deklaratës së ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, me justifikim dilemat e UNESCO-s. Ky vendim do të dobësonte funksionin e korridorit dhe do të ndërpriste lidhjen natyrore mes Adriatikut dhe Ballkanit Lindor, duke minuar edhe rolin strategjik të vendit në arkitekturën e sigurisë së NATO-s.
BDI dhe komuniteti lokal kritikojnë heshtjen e zëvendësministres dhe kryetarit të Strugës, duke kërkuar sqarime urgjente. Situata tregon një mungesë përgjegjësie dhe transparence nga qeveria e VMRO-DPMNE-së, që po rrezikon realizimin e projekteve të nisura nga qeveria e kaluar, duke penalizuar qytetarët dhe punëtorët.
Në këtë kontekst, fati i Korridorit 8 dhe i segmentit të Strugës mbetet i pasigurt, ndërsa qytetarët dhe bizneset presin veprime konkrete dhe mbrojtje të interesave kombëtare. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
7 Mars, 2026 15:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.