Rama: “Dera për në BE është e hapur, të mos e humbasim shansin”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Prill, 2026 11:56

Rama: “Dera për në BE është e hapur, të mos e humbasim shansin”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte një takim me studentët, ku në fokus ishte procesi i integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç historik, duke e cilësuar integrimin si një mundësi reale dhe të prekshme për të ardhmen e vendit.

“Dera për në BE është e hapur dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos e humbasim këtë shans për shkak të dështimeve tona të brendshme”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri ndau edhe një përvojë personale nga periudha përpara se të angazhohej në politikë, duke kujtuar vështirësitë që kishte hasur gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Ai tregoi se shpeshherë për shkak të pasaportës shqiptare dhe procedurave kufitare përfundonte në komisariatet e aeroporteve pas përplasjeve me autoritetet e huaja.

Sipas Ramës, këto situata përbëjnë një formë diskriminimi që duhet të marrë fund përmes integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për dinjitetin dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë.

Flaka

1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Prill, 2026 11:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?