Rama: Historia e shqiptarëve është mësim kundër ideologjive ç’njerëzore

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Janar, 2026 18:25

Rama: Historia e shqiptarëve është mësim kundër ideologjive ç’njerëzore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh të fortë historik dhe moral, duke kujtuar rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, si dhe lidhjet shekullore mes dy popujve.

Duke iu referuar situatës në Gaza dhe debateve që e shoqërojnë atë, Rama theksoi se historia e shqiptarëve ofron një mësim të qartë mbi ndikimin e ideologjive dhe rëndësinë e humanizmit. Ai rikujtoi se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe hebrenjve datojnë prej shekujsh, që nga momentet kur refugjatët hebrenj kërkonin strehim në trojet shqiptare.

Kryeministri solli në vëmendje një nga episodet më domethënëse të Luftës së Dytë Botërore, kur autoritetet naziste dërguan përfaqësuesit e tyre për të kërkuar hebrenjtë që fshiheshin në Shqipëri. Sipas Ramës, përgjigjja e shqiptarëve ishte e prerë: “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”.

Ai theksoi se ky akt nuk është një legjendë, por një fakt historik i dokumentuar, që buron nga kodi moral dhe kulturor i shqiptarëve. Rama përmendi edhe shprehjen e njohur që shpjegon këtë sjellje: “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, duke nënvizuar se tradhtia ndaj mikut konsiderohet një nga krimet më të pafalshme në kulturën shqiptare.

Sipas tij, kjo trashëgimi morale mbetet një shembull i fuqishëm për botën edhe sot, në kohë krizash dhe konfliktesh globale.

Flaka

59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Janar, 2026 18:25
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë