Rama – Mitsotakis takim kokë më kokë

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 22:42

Rama – Mitsotakis takim kokë më kokë

Funerali i Kryepeshkopit Anastas Janullatos shkriu më tej akujt me Kryeministrave të Shqipërisë e Greqisë, Rama – Mitsotakis.

Pas funeralit ka pasur një takim të shkurtër kokë më kokë rreth dhjetë minuta mes dy kryeministrave, siç shihet dhe në pamjet e fiksuara nga mediat greke.

Televizioni publik grek ERT tha se të dy biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë edhe me patriarkun Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe Jerusalemit.

Nuk dihet me saktësi se çfarë diskutuan të dy kryeministrat pas kësaj ceremonie mortore ku marrëdhëniet dypalëshe nuk ishin çështje kryesore.

Televizioni publik grek nënvizoi se takimi i dy kryeministrave pasqyron besimin dhe qëndrimin e të ndjerit Anastas ndaj jetës, domethënë se feja mund të bashkojë edhe në një botë thellësisht të ndarë, madje edhe në një rajon si Ballkani, ku fetë kanë vepruar historikisht në mënyrë përçarëse.

Duke u larguar, gjithsesi Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se nuk ka problem që nuk zgjidhet me anë të dialogut.

“Fakti që jemi shtete fqinj, është arsye që çdo problem ta zgjidhim me dialog,” ka deklaruar Mitsotakis pasi është larguar.

Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. “Ai erdhi këtu dhe pata nderin ta mirëpres. Kështu pimë një kafe, folëm për tema të ndryshme. Nuk kam çfarë gjë tjetër ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull,” theksoi Rama për median greke.

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 22:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?