Rama: Qëndrojmë përkrah Trump! Regjimi teokratik në Tehran nuk duhet të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’, për sulmin e SHBA ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Rama shprehet se Shqipëria qëndron fort pas përpjekjeve të vërteta të Donald Trump për të ndaluar që regjimi në Teheran të marrë armë bërthamore.
Duke e cilësuar si një regjimi teokratik të Iranit, Rama thekson se, prej 70 vitesh bën propagandë kundër vendeve perëndimore dhe madje ka bërë thirrje të hapur për shkatërrimin e tyre.
Ndaj thekson ai, një shtet i tillë nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore.
“Shqipëria, është përkrah përpjekjeve të presidenti të SHBA-së Donald Trump për të mos lejuar Teheranin të zotërojë armë bërthamore.”
Rama nënvizon se, Irani nuk është thjesht një shtet tjetër që zotëron armë bërthamore, as edhe një diktaturë me ambicie të tilla, por kemi të bëjmë me një regjim teokratik, e cila në retorikën e saj ushqen propagandë për fundin e vendeve të lira në mënyrë apokaliptike. Prandaj, mbështesim Trump, thotë Rama që të parandalojë Iranin në ambicie të tilla.
Reagimi i plotë:
Kjo nuk është thjesht një tjetër shtet me armë bërthamore. As një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci — e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vite propagandë që i përshkruan vendet e lira si “satanike” dhe që bën thirrje hapur për shkatërrimin e tyre.
Sipas çdo standardi, ky është një përjashtim i rrezikshëm — i papërngjashëm me çdo shtet tjetër që zotëron armë bërthamore, pa marrë parasysh sistemin e tij politik.
Si një komb që ka dalë nga errësira e një regjimi ateist dhe brutal, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria qëndron fuqishëm përkrah përpjekjeve të sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore.
















