Raporti i KE-së/ “Vendi nuk ka shënuar progres”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:09

Raporti i KE-së/ “Vendi nuk ka shënuar progres”

Krahasuar me raportin e vitit të kaluar të Komisionit Evropian, vendi nuk ka shënuar progres domethënës, vlerësojnë njohësit e çështjeve evropiane, shkruan Alsat.

Simonida Kacarska nga Instituti i Politikave Evropiane, thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, ndërsa ka shumë pak përparim në fushat e administratës publike dhe gjyqësorit.

Kacarska theksoi se një prej porosive kyçe të këtij raporti janë ndryshimet kushtetuese.

“Tre porositë kyçe që unë do t’i ndaja nga raporti janë nevoja për ndryshimet kushtetuese si hap drejt konferencës së dytë ndërqeveritare. Të shpejtohet lufta kundër korrupsionit sepse këtu komisioni thotë se nuk ka përparim. Nëse vitin e kaluar ishim më të shqetësuar për Kodin Penal, këtë vit ky vlerësim duhet të na shqetësojë. Por edhe vlerësimi i korrupsionit se është shumë e rëndësishme të punohet në kapacitetin e integrimit evropian në nivel horizontal si dhe për shfrytëzimin e fondeve nga BE”, tha Simonida Kacarska, Instituti i Politikave Evropiane.

Sipas Kacarskës, vendi ka pasur përparim në 3 kapituj, atë të peshkimit, bujqësisë dhe politikën e sigurisë dhe të jashtme.

“Prej vitit të kaluar e këtej, kemi ngritje të vogël të gatishmërisë në fushat siç janë statistikat, marrëdhëniet e jashtme, për shkak të aktiviteteve që ndërmerren atje, si dhe ndërmarrjeve dhe politikës industriale. Përparimi më i mirë regjistrohet në 3 kapituj, peshkim dhe bujqësi, ku ka ndryshime ligjore që komisioni i vlerëson nuk duhet t’i nënvlersojmë, sepse janë shumë të rëndësishme për qasjen në BE, veçanërisht bujqësia. Gjithësesi përparim të mirë kemi edhe në kapitullin 31 që ka të bëjë me politikën e sigurisë së përbashkët dhe të jashtme. Ky kapitull është në fokus të veçantë të Komisionit…”, theksoi Simonida Kacarska, Instituti i Politikave Evropiane.

Ajo thotë se në pjesën e harmonizimit të përgjithshëm me legjislacionin e BE-së, Maqedonia e Veriut është pas Serbisë dhe Malit të Zi, por qëndron para Shqipërisë, edhe pse Shqipëria formalisht është një hap para nesh pasi hapi negociatat për grup kapitullin e parë. / Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?