Raporti i OBSh: Evropa rajoni me më shumë duhanpirës në botë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Janar, 2026 18:17

Raporti i OBSh: Evropa rajoni me më shumë duhanpirës në botë

Evropa mbetet rajoni me shkallën më të lartë të duhanpirjes në botë, ku mesatarisht 25.9 për qind e popullsisë mbi moshën 15 vjeç përdor produkte duhani. Kështu tregojnë të dhënat e platformës “Brilliant Maps”, të bazuara në raportin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për trendet e përdorimit të duhanit dhe nikotinës nga viti 2000 deri në vitin 2022, me projeksione deri në vitin 2030.

Sipas raportit, vendet e Ballkanit renditen ndër shtetet evropiane me prevalencën më të lartë të duhanpirjes. Bullgaria dhe Serbia kryesojnë listën me nga 39.5 për qind të popullsisë duhanpirëse, të ndjekura nga Kroacia me 37 për qind, Greqia me 32.8 për qind, Sllovakia me 32.4 për qind, Hungaria me 32.2 për qind dhe Rumania me 30 për qind, të gjitha mbi mesataren evropiane.

Në Evropën Perëndimore shkalla e duhanpirjes është më e ulët, por dallimet ndërmjet vendeve mbeten të theksuara. Franca shënon përqindjen më të lartë me 34.6 për qind, duke iu afruar niveleve të vendeve të Ballkanit.

Raporti i OBSh-së nënvizon gjithashtu rritjen shqetësuese të përdorimit të cigareve elektronike dhe produkteve të reja të nikotinës, veçanërisht te të rinjtë. Mbi 100 milionë njerëz në botë përdorin cigare elektronike, ndërsa në disa vende evropiane përqindja e përdoruesve tek adoleshentët e moshës 13–15 vjeç është më e lartë se tek të rriturit.

Edhe pse në nivel global numri i përdoruesve të duhanit ka rënë nga 1.38 miliardë në vitin 2000 në rreth 1.2 miliardë në vitin 2024, Evropa është i vetmi rajon që nuk pritet të arrijë objektivin e uljes prej 30 për qind të parashikuar në Planin Global të Veprimit të OBSh-së. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2030, prevalenca e duhanit në Evropë do të mbetet mbi 23 për qind.

Të dhënat tregojnë se 18 për qind e vdekjeve nga sëmundjet jo-infektive në Evropë në vitin 2019 lidhen drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit, që do të thotë se pothuajse çdo e pesta vdekje e parakohshme mund të shmangej.

Situata është veçanërisht alarmante në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuara për Ditën Botërore Kundër Duhanit vitin e kaluar, 45.4 për qind e popullsisë janë duhanpirës aktivë, duke e renditur vendin ndër shtetet me shkallën më të lartë të duhanpirjes në Evropë dhe në botë.

ISHP thekson se interesimi për programet e lënies së duhanit mbetet shumë i ulët. Gjatë vitit 2023, vetëm 43 persona kanë kërkuar ndihmë në këshillimoret për lënien e duhanit pranë qendrave të shëndetit publik.

Instituti paralajmëron se përdorimi i duhanit ka ndikim serioz në shëndetin e popullsisë, duke kontribuar në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, respiratore, malinje, riprodhuese dhe endokrine. Sipas ISHP-së, industria e duhanit vazhdon të pengojë përpjekjet për forcimin e legjislacionit, i cili është edhe një nga kushtet për integrimin evropian.

OBSh dhe institucionet ndërkombëtare shëndetësore bëjnë thirrje për politika më të ashpra kundër duhanit, përfshirë rritjen e taksave, zbatimin strikt të ndalimeve në hapësira publike, kufizimin e reklamimit dhe zgjerimin e programeve për ndihmë në lënien e duhanit.

Flaka

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Janar, 2026 18:17
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!