“Revolucioni” i Trump, ndalon diplomatët të flasin për zgjedhjet e huaja!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 10:58

“Revolucioni” i Trump, ndalon diplomatët të flasin për zgjedhjet e huaja!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka kërkuar diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të mos shprehin opinion mbi drejtësinë apo integritetin e zgjedhjeve në vendet e tjera, sipas një note të brendshme të Departamentit të Shtetit, raporton Reuters.

Ky urdhër, i dërguar më 17 korrik në të gjitha misionet diplomatike amerikane, ndalon deklaratat apo postimet në media sociale lidhur me zgjedhjet, përveç në rastet kur ekziston një interes i qartë dhe i fuqishëm i politikës së jashtme amerikane.

Në raste kur është e përshtatshme të komentosh për zgjedhjet e huaja, mesazhi duhet të jetë i shkurtër dhe i fokusuar vetëm në përgëzimin e fituesit dhe theksimin e interesave të përbashkëta.

Diplomatët nuk lejohen të komentojnë mbi drejtësinë, legjitimitetin apo vlerat demokratike të proceseve zgjedhore pa miratimin e qartë të udhëheqjes së lartë të Departamentit.

Ky ndryshim rrënjësor në qasje pasqyron fjalimin e Presidentit Donald Trump në Riad, ku ai kritikoi ndërhyrjet perëndimore dhe theksoi se SHBA-të do të ndjekin partneritete strategjike duke respektuar sovranitetin kombëtar të vendeve të tjera.

Nën administratën Trump, promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut ka marrë një qasje të re, duke u parë më shumë si ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve, ndërsa Departamenti i Shtetit ka ndërmarrë ndryshime për të kufizuar ndikimin e aktivistëve të krahut të majtë brenda vetë institucioneve./tvklan.al

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 10:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!