Rreth 15 specialistë nga jashtë kanë mbërritur për të ndihmuar në trajtimin e të lënduarve

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 11:50

Rreth 15 specialistë nga jashtë kanë mbërritur për të ndihmuar në trajtimin e të lënduarve

Rreth 15 specialistë nga Beogradi dhe Çekia kanë mbërritur në vend për të ndihmuar në trajtimin e të lënduarve nga zjarri katastrofik që ka ndodhur në një diskotekë në Koçan, ku sipas informacioneve të fundit zyrtare, 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa 155 janë lënduar. Pritet të vijnë edhe specialistë nga Izraeli.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se ata do të vendosen në klinika ku ka nevojë.

Taravari sqaroi se një pjesë e pacientëve janë transportuar jashtë vendit jo sepse nuk kemi qendër për djegie, por sepse ka një numër të madh të pacientëve.

“Edhe në vende më të mëdha nëse shkoni, nuk ka qendra djegieje. E shihni që të gjitha vendet pranojnë dy deri në pesë pacientë, jo më shumë. Tek ne ka ndodhur një tronditje, djegie të më shumë se 100 personave që duhet të trajtohen dhe është normale që nuk kemi kapacitet për t’i trajtuar mirë. Këta pacientë, për shkak të komplikimeve që vijnë nga djegiet, të cilat të gjitha janë të shkallës së dytë apo të tretë, tashmë janë të rrezikuar nga infektimi dhe synimi ynë ka qenë që t’i trajtojmë sa më mirë dhe të jemi të përgatitur për pacientët që kanë qenë latente”, deklaroi Taravari.

Drejtori i Fondit për sigurime shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski, vlerësoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë e ka trajtuar shkëlqyeshëm gjithë situatën dhe se edhe sikur të kishim qendrën e djegieve nuk do të mund t’u sigurohej kujdes adekuat sepse pacientët me djegie të tilla kërkojnë trajtim të veçantë.

“Përkundër të gjitha kritikave për sistemin shëndetësor të Maqedonisë, dje në një kohë shumë të shkurtër janë pranuar mbi 140 të lënduar. Po flasim për pacientë që kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në më shumë se 10, 20, 30 për qind të sipërfaqes. Më duhet të them që faza e parë e kujdesit ndaj pacientit ka përfunduar, askush nuk ka mbetur pa u trajtuar. Edhe sikur të kishim një qendër djegieje, do të kishim mundësi të pranojmë vetëm katër ose pesë pacientë”, theksoi Klekovski.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 11:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?