Sërish kërcënim me bombë në Tetovë, këtë herë në gjimnaz

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 13:13

Sërish kërcënim me bombë në Tetovë, këtë herë në gjimnaz

Një kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes ka shkaktuar shqetësim në Gjimnazin e Tetovës, ku si masë paraprake nxënësit dhe punonjësit e shkollës janë larguar nga objekti.

Sipas informacioneve të siguruara nga Tetova1, pas marrjes së alarmit është ndërprerë procesi mësimor dhe të gjithë të pranishmit kanë dalë jashtë ndërtesës, në pritje të verifikimit të situatës nga organet kompetente.

Autoritetet pritet të kryejnë kontrollet përkatëse për të konstatuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo për një alarm të rremë.

Rastet e kërcënimeve me bomba në institucionet arsimore nuk janë të panjohura për Tetovën. Edhe më parë, shkollat në këtë qytet dhe në vendbanime të tjera janë përballur me paralajmërime të ngjashme, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të mësimit dhe evakuime të nxënësve.

Ndërsa disa prej këtyre rasteve janë zbardhur nga organet e rendit, të tjera ende presin epilog institucional. Edhe kërcënimi i fundit, i regjistruar të martën, rikthen shqetësimin për sigurinë në shkolla dhe nevojën që autoritetet të identifikojnë përgjegjësit dhe të parandalojnë përsëritjen e këtyre incidenteve.

Deri në përfundimin e kontrolleve, nuk ka konfirmim zyrtar nëse në objekt është vendosur ndonjë mjet shpërthyes. Flaka

5

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 13:13
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
5

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë