Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 12:56

Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet. Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit. Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit. Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

Çfarë është Apendiksi

Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit.

Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar. Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet. Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

Çfarë është Apandesiti

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit. Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës. Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Cilat janë simptomat e Apandesitit

Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:

Dhimbje të forta barku,

Të vjella dhe të përziera,

Konstipacion ose diare,

Fryrje abdominale

Temperaturë dhe ethe

Humbje e oreksit

Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi

Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim. Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.

Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore. Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.

Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë. Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 12:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?