Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë: 30 milionë vizitorë deri 2030!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 23:12

Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë: 30 milionë vizitorë deri 2030!

Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më të preferuara turistike në Evropë, me rritje të jashtëzakonshme të numrit të vizitorëve. Sipas gazetës britanike “Express”, në vitin 2023 vendi mikpritës regjistroi rreth 10 milionë turistë, një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë, përcjell Flaka Media

Qeveria shqiptare pret që numri i vizitorëve të arrijë deri në 30 milionë deri në vitin 2030, duke e bërë Shqipërinë destinacionin me rritjen më të shpejtë në Evropë, përpara Portugalisë dhe Kroacisë.

Investitorë të njohur të huaj, përfshirë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, kanë investuar në projekte luksoze si hoteli 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

Turistët tërhiqen nga atraksionet natyrore si Syri i Kaltër dhe Parku Kombëtar i Butrintit, si dhe nga plazhet me rërë dhe klimë e ngrohtë verore. Shqipëria është renditur e treta në botë për shpejtësinë e rritjes së turizmit, pas Katarit dhe Porto Rikos. Flaka Media

115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 23:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?