Skender Rexhepi: Kur Gjykata Kushtetuese hyn në politikë, shteti pushon së qenë shtet i së drejtës

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 10:14

Skender Rexhepi: Kur Gjykata Kushtetuese hyn në politikë, shteti pushon së qenë shtet i së drejtës

Skender Rexhepi – Zejd, lider i Lëvizjes Populli dhe deputet, ka kritikuar ashpër kryetarin e Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut për deklaratat e tij të fundit rreth përdorimit të emailit dhe celularit nga qytetarët.

Sipas Rexhepit, “Kur Gjykata Kushtetuese braktis rolin e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe hyn në fushën e politikës, madje politikës me ngjyrë nacionaliste dhe antishqiptare, atëherë shteti pushon së qenë shtet i së drejtës.”

Deputeti shtoi se “Në vend që të japë argumente juridike, kryetari i këtij institucioni shkel Kushtetutën dhe abuzon me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.”

Rexhepi paralajmëroi se pasojat e vendimeve të padrejta janë afatgjata: “Historia na ka mësuar se vendimet e padrejta mund të zgjasin pak, por pasojat e tyre zgjasin shumë më gjatë.”

Ai komentoi edhe deklaratën e kryetarit për përdorimin e kalit si “mjet udhëtimi”: “Përmendja e kalit nuk ishte këshillë ironike, më shumë ishte reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni.”

Rexhepi e sheh këtë situatë si një paralajmërim për rënien e drejtësisë kushtetuese dhe për rrezikun që shteti të humbasë standardet e së drejtës. Gazeta Flaka

765
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 10:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
765
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?