Sot në datë-vdekjen e “Poetit të Mjerimit”/ “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar ku mëngjeseve t’kullueta lan hijen e vet”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:55

Sot në datë-vdekjen e “Poetit të Mjerimit”/ “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar ku mëngjeseve t’kullueta lan hijen e vet”

Shkodrën e deshti dhe s’drashtu tue i dhan njaq dashni e adhurim, njaq amëlci e idhnim, njaq andrra dhe gazmim, anipse t’vdirun prej lëngimit qi e përndoqi…

Kjau, e kangës i’a dha me za shpirti, qeshi e u mner, heshti dhe foli… jo nuk foli por gjimoi, siç nji krahnuer din me gjimu nën peshën e rand t’dhimbjes qi s’mujti me e kaërdi, pa i’a lshu piskamës, pa guxu malit me i’a ngjesh, grushtin e paligjshëm.

Ai i dha Shkodrës njaq sa veç nji zemër e ligshtueme e nji shndet i molisun, një gulç shpërthyes e kushtrim i zashëm, munden me i ba vend n’krahnorin e vet ku kolla e gjuen me gjëmime e ithtim poterues.

Shkodra… u ngjiz n’shpirtin e poetit e u mrue me njaq andje, u gatit e gulçoi, shndriti… e mrazit të territ i’u gjegj me shkëndija zemrash e shkreptima buzësh n’puthje tinzare. Kanilit i lypi dritë me i’u lëshu piskamës, e drojes nuk i bani vend, n’përpjekjen për me i’u dhan kangës së mjerimit, si t’vetmes andërr ku rrxohet njaj turr i mraztë, njajo qasje për me mujt me mrri sa ma larg kah dhimbja lyp për me xanun sa ma shum vend.

Shkodra, njaj qytet qi Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”… Shkodra ishte parajsa dhe ferri i tij, vend i bani n’prehnin e vet e qiell i lshoj njasaj thirrje gjëmimtare. Jetoi e kumtoi me te, i dha dhe mori prej njatij hovi… kohë dhe kangë, rënkim e klithmë, ditë t’zezume e mramje lojcake, gjëmim e gjamë, e shterri ndër vaje synin e buzën i’a eshku me zjarm zemrash.

Për të ishte dhe mbeti n’pambarim… “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar në të cillin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet. E njashtu u rrek me e majt n’zemër dashnin e vet, pa i’a dhan zorit e shterrimit të frymës. Me za t’përvajshëm e me hov runuer u ep e u ndesh, dritoi e vezëlleu e tue vegue lypi me ik pa ankim e rënkim, mos me lan mbi dhimbjen qi e grryen, dhimbjen e vet qi e molis keqas.

E njashtu, mbetun tue vujt ma shumë se tue gëzu, n’luftën pa i’a da me tançka mujti. Kështu do të shkruajë për Shkodrën kur i’u lyp me e sodiste prej larg, “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe sikur mjeku që tharpton ftyrën kur shef se pacienti i tij ka ethe, njashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se si pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet.”

Shkodra, ishte dhe mbeti, njajo qi Migjeni i’u dha me nji “dashuni tragjike”, dashuni e cila pilson në çdo vërshim e amëlcohet n’tana andrrat qi gjejn vend n’njat buzë t’nezun ndër prendime t’purpurta, përmendet njata zemëra t’djeguna ndër zjarme gjimuse, za, za lyp kah ka qiell e zogu kah lshon flatrimin… ikën e vjen, pran e bzan, viket e paqton dhimb e dihamë tue ken prehër blatimesh adhurimi.

312
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
312
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?