Studenti nga Tirana demanton Bekim Qokun: U mbajtëm 8 orë në kufi me Serbinë, pa ujë e ushqim

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2026 15:58 Përditësuar

Studenti nga Tirana demanton Bekim Qokun: U mbajtëm 8 orë në kufi me Serbinë, pa ujë e ushqim

Studenti nga Tirana, Veip Kamberaj, ka reaguar publikisht duke kundërshtuar deklaratat e deputetit Bekim Qoku lidhur me ngjarjet e fundit në kufi dhe protestën e studentëve të Jurisprudencës nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Kamberajt, realiteti i përjetuar nga studentët ka qenë krejt ndryshe nga ai i paraqitur në një emision televiziv nga deputeti Qoku.

“Ne u mbajtëm për rreth 8 orë në kufi me Serbinë, pa ujë, pa ushqim dhe pa mundësinë për të kryer nevojat personale, në një situatë të papranueshme për këdo, aq më tepër kur shumica ishin vajza. Kjo nuk është interpretim, por një fakt i drejtpërdrejtë”, shkruan ai.

Kamberaj thekson se përpjekjet për ta paraqitur situatën si të menaxhuar ose nën kontroll nuk përputhen me atë që studentët përjetuan në terren. Ai hedh poshtë edhe pretendimet se studentët nuk e dinin arsyen e udhëtimit ose se prania e tyre ishte e politizuar.

Sipas tij, edhe më shqetësues është fakti që deputeti ka qenë i informuar për situatën, por e ka konsideruar atë normale.

Studenti shton se zgjidhja e situatës erdhi vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës së Shqipërisë dhe ambasadorit, të cilët, sipas tij, mundësuan shoqërimin e studentëve drejt ambasadës, në një kohë kur protesta kishte përfunduar prej disa orësh.

“Në momentin kur realiteti që përjetohet nga dhjetëra studentë bie kaq hapur ndesh me atë që thuhet publikisht, nuk kemi më të bëjmë me interpretim, por me një shtrembërim të së vërtetës”, përfundon reagimi i Kamberajt. Gazeta Flaka

283
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2026 15:58 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
283
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?