“Suksesi në Iran është përparim në Gaza”, Netanyahu: Struktura e tyre po shembet shumë shpejt

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:42

“Suksesi në Iran është përparim në Gaza”, Netanyahu: Struktura e tyre po shembet shumë shpejt

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur optimizëm se veprimet ushtarake kundër Iranit po kontribuojnë drejtpërdrejt në zgjidhjen e konfliktit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës, ndërsa theksoi se kthimi i pengjeve mbetet një prioritet absolut për qeverinë izraelite.Në një konferencë për shtyp, Netanyahu deklaroi se aktualisht janë duke u zhvilluar operacione të ndërlikuara për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupet militante palestineze në Gaza.

“Ne kemi rreth 20 pengje të gjallë atje dhe dy të tjerë me status të paqartë. Qëllimi ynë është t’i kthejmë të gjithë, dhe do ta bëjmë”, u shpreh ai.Netanyahu lidhi zhvillimet në Gaza me përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, duke thënë se Teherani është arkitekti i një rrjeti të gjerë kërcënimesh kundër Izraelit: “Irani ka ndërtuar boshtin e mbytjes dhe zjarrit rreth nesh. Pa mbështetjen dhe infrastrukturën e tij, e gjithë kjo strukturë po shembet. Dhe po shembet shpejt”.

Kryeministri theksoi se operacionet kundër objektivave iraniane nuk janë të ndara nga përpjekjet në Gaza, por një pjesë integrale e të njëjtës strategji të sigurisë: “Nuk ka dyshim se sukseset tona në Iran po ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve tona në Gaza. Do të duhet kohë, por jemi në rrugën e duhur”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë me shqetësim zhvillimet në rajon, sidomos situatën humanitare në Gaza dhe përfshirjen gjithnjë e më të thellë të aktorëve rajonalë në konflikt.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?