Sveçla: Qeveria serbe po financon terrorizmin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 19:41

Sveçla: Qeveria serbe po financon terrorizmin

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në kohën e një qeverie si ajo e Serbisë, që, sipas tij, mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit është domosdoshmëri.

Sveçla ka ndarë pamje nga panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes ‘Eurosatory 2024’ që po mbahet në Paris, e ku po merr pjesë i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ambasadori Mehdi Halimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe PK-së.

“Në ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu, sot është hapur në Paris panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024. Me zëvëndësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avansuar ushtrinë dhe policinë tonë. Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri”, shkroi Sveçla në Facebook.

111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?