Taravar: Javën e ardhshme 30 pacientë kthehen në vend

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2025 13:43

Taravar: Javën e ardhshme 30 pacientë kthehen në vend

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar për A2 CNN se situata e pacientëve të lënduar nga tragjedia në Koçan po shkon drejt stabilizimit. Ai ka theksuar se për momentin, në klinikat e Shkupit gjenden 54 pacientë, ndërsa 115 të tjerë vazhdojnë trajtimin jashtë vendit.

“Gjatë këtyre ditëve, afër 200 pacientë janë trajtuar, ndërsa dje dhe pardje janë liruar në mjekim shtëpiak 14 pacientë. Nga java e ardhshme, situata e pacientëve jashtë shtetit pritet të përmirësohet dhe gradualisht do të fillojmë të lëshojmë disa prej tyre për trajtim në shtëpi në Maqedoni, ndërsa do të pranojmë mes 5 dhe 10 pacientë nga jashtë vendit”, u shpreh ministri.

Taravari theksoi gjithashtu se situata e pacientëve në gjendje kritike ka shënuar përmirësim.

“Ditën e diel në konferencë për shtyp deklarova se 21 pacientë ishin në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetë. Sot, fatmirësisht, vetëm 6 prej tyre ndodhen ende në gjendje kritike, ndërsa 15 pacientë të tjerë janë stabilizuar dhe nuk rrezikojnë më jetën. Po i monitorojmë me kujdes dhe marrim informacione dy herë në ditë nga të gjitha shtetet ku ata trajtohen. Fatmirësisht, rreth 30 pacientë pritet të kthehen javët e ardhshme në Maqedoni, ku do ta vazhdojnë trajtimin e tyre”, deklaroi ai.

Ministri ka siguruar opinionin se institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për të siguruar trajtimin e duhur për të lënduarit dhe se procesi i rehabilitimit po ecën sipas planeve të parashikuara.

282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2025 13:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?