Tërmeti i tretë godet Afganistanin – 17 të lënduar në Kunar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Shtator, 2025 23:59

Tërmeti i tretë godet Afganistanin – 17 të lënduar në Kunar

Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin juglindor mbrëmjen e së enjtes, me magnitude 5.6 dhe thellësi të cekët, duke shtuar frikën dhe pasigurinë në zonat tashmë të shkatërruara nga lëkundjet e mëparshme.

Sipas raporteve paraprake, nuk ka viktima nga ky tërmet, por ekipet mjekësore kanë raportuar të paktën 17 persona të lënduar, të cilët janë dërguar në Spitalin Provincial të Kunarit.

Terreni i ashpër malor dhe rrëshqitjet e dheut po pengojnë ndjeshëm punën e ekipeve të shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave. Qeveria afgane ka bërë të ditur se operacionet po zhvillohen kryesisht me helikopter, pasi shumë rrugë janë të bllokuara.

Ky është tërmeti i tretë pas atij shkatërrimtar të së dielës, më 31 gusht, me magnitude 6.0, që sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare la 1,368 të vdekur dhe 2,180 të lënduar në 25 fshatra. Tërmeti i dytë, të martën, me magnitude 5.5, përkohësisht ndali operacionet e shpëtimit.

Afganistani ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, në kufirin e pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike, dhe shpesh përballet me tërmete të fuqishme. Në vitin 2023, një tërmet me magnitude 6.3 në pjesën perëndimore të vendit mori mbi 1,400 jetë, ndërsa në vitin 2022, një tërmet 5.9 në lindje shkaktoi të paktën 100 viktima dhe rreth 3,000 të lënduar.

Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Shtator, 2025 23:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?