Toshkovski: Shifrat tregojnë rënie të krimit lidhur me vrasjet dhe krimet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:31

Toshkovski: Shifrat tregojnë rënie të krimit lidhur me vrasjet dhe krimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarlve për gjendjen e sigurisë në vend tha se statistikat tregojnë rënie të krimit lidhur me kriminalitetin sa i përket vrasjeve dhe krimeve këtë vit në krahasim me vitin e kaluar kur ministri i Punëve të Brendshme ishte Oliver Spasovski.

“Është detyra juaj të kërkoni dorëheqje, nëse mendoni se dikush nuk po punon si duhet. Por në vitin 2023 në territorin e Maqedonisë kanë ndodhur 23 vrasje, deri më tani në vitin 2024, 16 vrasje. Në vitin 2024 dy të pazbardhura, në vitin 2023 dy të pazbardhura, por jo një herë në vitin 2023 për këto 23 vrasje që kanë ndodhur, asnjë herë nuk keni dalë të kërkoni dorëheqjen e të nderuarit Spasovski. Këtu është hipokrizia që ju u tregoni publikisht qytetarëve maqedonas. Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë vitit 2023 kanë ndodhur rreth 300 grabitje, në vitin 2024 rreth 150 deri më tani ose rreth 35 për qind më pak se në periudhën e njejtë vitit të kaluar. Fakti është se shifrat janë ulur dhe se për 320 grabitje asnjëherë nuk keni kërkuar dorëheqje nga paraardhësi im në pozitë, por 300 herë më keni kërkuar mua”, tha Toshkovski.

Për vrasjet në Çair dhe Leptokari, Toshkovski tha se autorët janë në paraburgim dhe se MPB-ja e ka përfunduar punën.

Në seancën e sotme është pyetur edhe për kompetencat e drejtoreshës së Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, Olivera Trajkovska, për të cilën kryeministri Hristijan Mickoski ka theksuar se ka punuar si mësimdhënëse fetare në katër shkolla fillore në Komunën e Kumanovës dhe në kampet e organizuara nga kisha.

Sa i përket administratës, Mickoski tha se reformat në këtë fushë janë prioritet i Qeverisë dhe se për një kohë të shkurtër në Kuvend do të debatohen zgjidhjet ligjore.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?