Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën në autostradën Egnatia, në segmentin midis Komotinit dhe Ksantit, ku tre shqiptarë kanë humbur jetën pas përplasjes së një kamioni me dy automjete. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të pagesës në Iasmos, ku automjetet kishin ulur shpejtësinë për shkak të radhës së trafikut.
Sipas ProtoThema, kamioni nuk arriti të frenojë dhe goditi me forcë njërën nga veturat, e cila shpërtheu në flakë. Brenda saj ndodheshin katër shqiptarë rezidentë në Athinë: një burrë 59 vjeç, një burrë 61 vjeç, një grua 57 vjeç dhe një grua 49 vjeç. Tre prej tyre u dogjën për vdekje, ndërsa e katërta arriti të shpëtojë.
Në vendngjarje u angazhuan 22 zjarrfikës me 9 automjete, si dhe ambulanca dhe policia, për të shuar zjarrin dhe për të ndihmuar të lënduarit. Autostrada u mbyll për disa orë, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, të cilat mbeten ende të paqarta.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Gusht, 2025 21:43
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.