Trump betohet si President, Biden dhe Harris përshëndeten pas largimit nga detyra
Donald Trump dhe JD Vance janë betuar si Presidenti dhe zv.presidneti i SHBA-së. Ai betohet të “ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën.
Në fjalimin e tij pas inaugurimit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë që epoka e artë për kombin e tyre fillon që tani.
“Epoka e artë e Amerikës fillon tani”, ka thënë Trumpi në fjalimin e tij.
“Që nga kjo ditë e tutje shteti ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet sërish në mbarë botën, do t’ia ketë zilinë çdo komb, dhe nuk do ta lejojmë veten që të na shfrytëzojnë më shumë”.
“Çdo të lumen ditë të administratës së Trumpit unë, shumë thjesht, do ta vë Amerikën të parën”.
Është hera e parë që nga vitet 1890 që një president i cili u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë.

Joe Biden dhe Kamala Harris janë larguar të dy nga Capitol Hill.
Ata largohen si civilë, pasi u larguan zyrtarisht nga zyrat e tyre përkatëse, kur zëvendësuesit e tyre u betuan pak kohë më parë.
Trump ndau një shtrëngim duarsh të vështirë me bashkëshortin e Harris dhe ish-zotërinë e dytë, Doug Emhoff, përpara se Biden të hipte në një helikopter të marinës amerikane.
Kjo do të thotë “barra e detyrës [është] hequr nga supet që i kanë mbajtur për katër vjet”.
Ndërsa helikopteri ngrihet në këtë diell të bukur, presidenti Joe Biden largohet nga zemra e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
















