Trump nuk i dalin “hesapet”: Tërheqje nga Irani edhe pa marrëveshje

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Prill, 2026 10:53

Trump nuk i dalin “hesapet”: Tërheqje nga Irani edhe pa marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ka paraqitur një tablo të fortë dhe optimiste për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, SHBA-të janë drejt përfundimit të operacionit ushtarak kundër Irani, duke theksuar se tërheqja mund të ndodhë “brenda dy ose tre javësh”.

Trump deklaroi se objektivat kryesore janë arritur, përfshirë kufizimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit, pas sulmeve ajrore të kryera në bashkëpunim me Izraeli. Ai shtoi se SHBA-të tashmë janë në fazën e “përfundimit të punës”.

Në një deklaratë edhe më të fortë, Trump pretendoi se SHBA-të kanë dominim të plotë në hapësirën ajrore iraniane dhe se në vend ka ndodhur një “ndryshim regjimi”, pas eliminimit të disa udhëheqësve të lartë politikë dhe ushtarakë. Sipas tij, drejtuesit e rinj në Teheran janë “më racionalë” dhe “më pak të radikalizuar”.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se udhëheqësit iranianë po kërkojnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, megjithëse ky pretendim është mohuar më herët nga autoritetet në Teheran.

Ai nënvizoi se lufta mund të përfundojë edhe pa një marrëveshje formale, ndërsa shtoi se përfundimi i operacionit do të sjellë ulje të çmimeve të karburanteve në tregjet globale.

Sipas Trump, stabilizimi i situatës do të reflektohet drejtpërdrejt edhe në ekonominë botërore, veçanërisht në sektorin energjetik.

1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Prill, 2026 10:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?