Trump paralajmëron Kievin: Ukraina mund të bëhet ruse një ditë

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 22:39

Trump paralajmëron Kievin: Ukraina mund të bëhet ruse një ditë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të mbështetjes së Uashingtonit në luftën e saj kundër Rusisë, duke lënë të kuptohet se, nëse nuk e pranon këtë, vendi mund ta humbë sovranitetin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u duk se është i gatshëm ta pranojë kushtin e Trumpit.

Trump, duke folur për Fox News, tha: “Dua që t’i sigurojmë paratë tona, sepse ne po harxhojmë qindra miliarda dollarë… U thashë atyre se dua minerale në vlerë të 500 miliardë dollarëve dhe ata në parim janë pajtuar për këtë”.

‘’Dhe, e dini, ata mund të bëjnë marrëveshje, mund të mos bëjnë marrëveshje, mund të bëhet ruse një ditë, apo mund të mos bëhet ruse një ditë. Por, ne do t’i kemi të gjitha këto para atje dhe them se do t’i marrim ato para”, shtoi Trump.

Trump tha se këtë javë do të flasë me Zelenskyn, ndërsa i dërguari i tij i posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë do të shkojë së shpejti në Ukrainë, dhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të takohet me liderë nga e gjithë Evropa gjatë një udhëtimi në Poloni, Belgjikë dhe Francë.

Zelensky u duk i gatshëm ta pranojë kushtin e Trumpit, duke i thënë për gazetën britanike Guardian më 11 shkurt se ai dëshiron që Ukraina të jetë në pozitë të fortë kur të hyjë në bisedime për paqe dhe se kompanitë amerikane mund të jenë në krye të përpjekjeve për rindërtimin e vendit.

“Ata që po na ndihmojnë ta shpëtojmë Ukrainën, do të kenë mundësinë ta rindërtojnë atë, me bizneset e tyre bashkë me bizneset ukrainase. Për të gjitha këto gjëra jemi të gatshëm të flasim në hollësi”, tha ai, duke shtuar se “Ukraina mund të shkëmbejë territore me Rusinë”.

Trumpi nuk tregoi se kur i dërguari i tij, Keith Kellogg, do ta vizitojë Ukrainën, por CNN raportoi se vizita do të ndodhë javën e ardhshme, ndërsa AFP citoi një burim në Presidencën ukrainase që tha se vizita do të bëhet më 20 shkurt.

Kellogg pritet të takohet me Zelenskyn në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila hapet më 14 shkurt, dhe presidenti ukrainas do të takohet me nënkryetarin amerikan, JD Vance, në margjinat e konferencës, sipas zëdhënësit të Zelenskyt, Sergiy Nykyforov.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe Hegseth gjithashtu pritet të jenë në Munih, ndërsa Bloomberg, duke cituar burime, raportoi më 11 shkurt se sekretari i Thesarit, Scott Bessent, do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë si pjesë e diskutimeve fillestare për të siguruar qasjen amerikane në mineralet ukrainase.

Trump po shtyn për një përfundim të shpejtë të luftës, ndërsa Zelensky po kërkon garanci të forta sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë.

Kievi ka frikë se çdo marrëveshje që nuk përfshin zotime të forta ushtarake – si anëtarësimi në NATO ose vendosja e trupave paqeruajtëse – do t’i japë Kremlinit kohë për t’u rigrupuar dhe për t’u armatosur për një sulm të ri.

Gjatë fundjavës, Trump tha se kishte folur me presidentin rus, Vladimir Putin, por nuk specifikoi nëse bisedat kishin ndodhur para apo pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Ai shtoi se beson se ka pasur përparim drejt përfundimit të luftës, por nuk pranoi të shpjegojë se për çfarë kanë biseduar ai dhe Putini.

Kremlini tha se nuk mund të konfirmojë dhe as të mohojë nëse Putini dhe Trump kanë folur, por më 11 shkurt duket se i shfrytëzoi komentet e Trumpit për atë se çfarë mund të ndodhë nëse Kievi nuk bie dakord për një marrëveshje mbi mineralet e tij, duke thënë se “një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë Rusi dhe tashmë është bërë Rusi”

Shqetësimet se Uashingtoni dhe Moska mund të pajtohen për një marrëveshje për paqe pa përfshirjen e Ukrainës janë të mëdha në Kiev, i cili këmbëngul që të jetë pjesë e negociatave, pa marrë parasysh rrethanat. (REL)

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 22:39
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!