Trupa evropiane zbarkojnë në Groenlandë pas dështimit të bisedimeve SHBA–Danimarkë–Grenlandë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2026 23:09

Trupa evropiane zbarkojnë në Groenlandë pas dështimit të bisedimeve SHBA–Danimarkë–Grenlandë

Personeli ushtarak nga disa vende evropiane ka nisur të mbërrijë në Groenlandë, vetëm disa orë pasi një takim në Uashington mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grenlandës përfundoi pa marrëveshje. Ministri i Jashtëm danez e cilësoi situatën si një “mosmarrëveshje themelore” rreth të ardhmes dhe rolit strategjik të ishullit arktik, i pasur me burime minerale.

Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia kanë bërë të ditur se do të dërgojnë personel ushtarak në kryeqytetin grenlandez, Nuuk, në kuadër të një misioni zbulimi dhe vlerësimi të sigurisë. Sipas Berlinit zyrtar, iniciativa synon të analizojë opsionet për forcimin e sigurisë në rajon, në kontekstin e rritjes së interesit dhe pranisë së Rusisë dhe Kinës në Arktik.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi se 13 trupa të Bundeswehr do të dislokohen në Nuuk, me ftesë të Danimarkës, duke theksuar se bëhet fjalë për një mision të përbashkët të disa vendeve evropiane anëtare të NATO-s.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Groenlandë, duke dërguar forca tokësore, ajrore dhe detare që do t’i bashkohen stërvitjeve ushtarake në zhvillim.

Procesit i janë bashkuar edhe Holanda dhe Estonia. Ministri i Jashtëm holandez, Ruben Brekelmans, vlerësoi se pjesëmarrja e tyre është një sinjal i qartë se siguria e Groenlandës dhe e gjithë rajonit arktik përbën një çështje me rëndësi strategjike për të gjithë aleatët e NATO-s. Gazeta Flaka

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2026 23:09
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!