Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se trupi i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, është gjetur dhe se ai është konfirmuar i vdekur.
Sipas agjencisë ndërkombëtare Reuters, e cila citon burime izraelite që kanë folur në kushte anonimiteti, konfirmimi ka ardhur pas operacioneve ajrore të ndërmarra nga Izraeli.
Deklarata e zyrtarit izraelit erdhi vetëm pak minuta pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një adresim para kombit se “ka shumë shenja se Ali Khamenei nuk është më”, duke shtuar se Izraeli ka shkatërruar rezidencën e tij dhe ka vrarë udhëheqës të Gardës Revolucionare.
Megjithatë, Netanyahu nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt vrasjen e liderit suprem, ndërsa autoritetet në Teheran deri më tani e kanë mohuar lajmin.
Sipas burimeve izraelite, gjatë sulmit të së shtunës mbi rezidencën e Khameneit janë hedhur rreth 30 bomba, në një operacion që ka rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
28 Shkurt, 2026 22:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.