Veliaj përballet me Olsi Dadon: Je në konflikt interesi, të kam dhënë leje ndërtimi!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 21:31

Veliaj përballet me Olsi Dadon: Je në konflikt interesi, të kam dhënë leje ndërtimi!

Kryebashkiaku ka deklaruar se pasi Dado ka marrë lejen e ndërtimit prej tij, ka mbetur i pakënaqur dhe e ka kërcënuar Veliajn se “do t’ia mbante mend këtë”. 

Në GJKKO po zhvillohet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët.

Gjatë seancë, Veliaj është përballur me prokurorin OIlsi Dado, duke e akuzuar këtë të fundit se e ka personale me të. Sipas Veliajt, Dado është në konflikt interesi pasi gjatë kohës që ishte në Bashki i ka dhënë leje ndërtimi.

Kryebashkiaku ka deklaruar se pasi Dado ka marrë lejen e ndërtimit prej tij, ka mbetur i pakënaqur dhe e ka kërcënuar Veliajn se “do t’ia mbante mend këtë”. 

Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit Ols Dado: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Kujtojmë se fillimisht, seanca u shty për në 13:00 me kërkesë të avokatëve, pasi kërkuan që të njihen me aktet hetimore, 6 fashikuj. Në fillim të seancës, para godinës së GJKKO ishin mbledhur mbështetës të shumtë të Veliajt.

Ndërkohë, që në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.

Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, ndërsa në dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar. Prokurorët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?