Vendparkime të reja në Tetovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 21:15

Vendparkime të reja në Tetovë

Komuna e Tetovës ka në plan të ndërtojë dy parkingje në formën e garazheve në kate. Njëri është në vendin ku ishin paralajmëruar të ndërtoheshin parkingje në formën e montuar, ndërsa tani planifikohen si garazhe në kate.

Nga komuna e Tetovës kanë potencuar se financimi i tyre do të mundohet të realizohet me mjete nga pushteti qendror, por nuk përjashtojnë mundësinë që të ndërtohen përmes Partneritetit Publiko-Privat, ku sipas Kasami bëhet fjalë për investime serioze. Ai më tej shtoi se përderisa komuna nuk ka zgjidhur problemet elementare të qytetarëve siç janë shkollat, çerdhet, infrastruktura, uji i pijshëm, kanalizimi, nuk mund të financohen në mënyrë vetanake këto parkingje. Kasami nuk përjashton mundësinë që së paku njëri prej dy parkingjeve në qendër të Tetovës të bëhet me mjete vetanake.

“Koncepti ka qenë parkingje të montuara në dy kate, kurse tani flasim për garazhë në kate, është projekt tjetër dhe sigurisht të dy projektet do të bëhen në bashkëpunim me banorët. Ne në asnjë moment nuk ua mohojnë të drejtën e banorëve rezident për parkim, pra të gjithë që kanë adresë në atë vendbanim. Sigurisht ne do të investojmë edhe në ndërtimin e kapaciteteve shtesë për parkim në atë zonë ku ka më shumë nevojë. Unë kur kam ardhur në komunë kam gjetur një projekt të këtillë, por është vlerësuar përveçse ka patur pakënaqësi nga banorët rezident, ka pasur edhe elemente korruptive prandaj i njëjti është ndërprerë dhe tash përmes një procedure transparente do të mundohemi që të realizojmë projektet e parkingjeve në kate”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Këto komente Kasami i ka bërë gjatë promovimit të vendeve të reja të parkimit në “Bllokun Urban 100” pranë varrezave të qytetit. Ai tha se ky projekt u realizua pas largimit të garazheve të improvizuara nga qytetarët, të cilat ishin ndërtuar pa standarde dhe i jepnin një pamje të papërshtatshme këtij blloku. Kasami, shprehu angazhimin e tij për ta bërë Tetovën një qytet të denjë për standardet e një mjedisi urban të zhvilluar. “Vendparkimi i ri është ndërtuar në përputhje me të gjitha standardet e nevojshme, duke ofruar jo vetëm lehtësi për parkimin e automjeteve, por edhe një estetikë të përmirësuar për këtë pjesë të qytetit. Kryetari Kasami theksoi se ky përmirësim është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën drejt një Tetove moderne dhe të organizuar, ku komoditeti dhe siguria e qytetarëve janë përparësitë kryesore të komunës”, tha Kasami, ndërkaq paralajmëroi edhe parkingje të reja të kësaj natyre edhe në ato vende ku ende ka probleme me shpronësimin e pronës pas largimit të garazheve të ndërtuara në kohën e komunizmit.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?