“Vera Zheji, udhërrëfyese e gjuhës”/ Regjisori Gëzim Kame kujton rrugëtimin e saj kulturor: E saktë, ndërvepruese e modeste

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:40

“Vera Zheji, udhërrëfyese e gjuhës”/ Regjisori Gëzim Kame kujton rrugëtimin e saj kulturor: E saktë, ndërvepruese e modeste

Ndarja nga jeta e figurës ikonike Vera Zheji në moshën 91-vjeçare është humbje e madhe për Shqipërinë.

E gdhendur në memorien historike të shqiptarëve si zëri simbol i Radio Tiranës, e pagabueshme në përçimin e fjalëve shqipe, miqtë e Verës e kujtojnë me nostalgji rrugëtimin e saj kulturor, ku spikaste jo thjesht për profesionalizëm por edhe për mirësinë.

Regjisori Gëzim Kame thotë: “Ishte një kënaqësi e madhe të komunikoje me Verën, një enciklopediste e vërtetë. Ishte një mësuese e gjithë shqiptarëve në radio për gjuhën shqipe! Diksionimi i saj ishte i jashtëzakonshëm, theksonte çdo gërmë të fjalëve, nuk i humbiste asgjë. Si dhe ishte një shembull i fjalës artistike që ishte lënda e saj. Unë humba një udhërrëfyese, sidomos të gjuhës shqipe! Kur vë shfaqje në skenë, me kërkesat që kam ndaj aktorëve, gjithmonë kam parasysh Vera Zhejin!”.

Regjisori Gëzim Kame rrëfen rrugëtimin e përbashkët 25 vjeçar me Verën në Akademinë e Arteve, si dhe ndjesitë e privilegjit të të qënurit krijues me të në bashkëpunimin regjisor-aktor në dy shfaqje ‘Shi në plazh” dhe “Mësues i letërsisë”.

“Shfaqja e saj e parë ka qenë Shiu në plazh, ku mbaj mend që përveç seriozitetit të saj artistik  e disiplinës së fortë të punës që ja kishte diktuar mikrofoni që në orën 5 të mëngjesit që çohej tërë jetën. E saktë, ndërvepruese. Plus modestia e saj, ana shpirtërore me një thjeshtësi të jashtëzakonshme sikur të ishte asgjë, ndërkohë që ne ishim rritur me zërin e saj që fëmijë. Në jetën e përditshme ajo ishte gazi i shoqërisë, njeriu super pozitiv”, përfundon regjisori.

E lindur në një familje intelektuale, Vera Zheji ruajti vlerat e trashëguara si fillim me zërin e saj magjik në radio, talentin në aktrim, zhdërvjelltësinë në gjuhët e huaja, për ta mbyllur karrierën me studentët që ju mësonte fjalën artistike; duke u kthyer në një imazh të dashur e të paharrueshëm mes shqiptarëve edhe pas ndarjes nga jeta.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?