VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:28

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit. Kështu kanë paralajmëruar sot nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Stajkoski pasi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri ndarjen e certifikatave për deputetë për mandatet e vërtetuara parlamentare, foli për përbërjen e re parlamentare dhe qeverinë.

“Me marrjen e certifikatave presim që deri më 28 maj të formohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa deri në mes të qershorit presim që të kemi Qeverinë e re në Republikën e Maqedonisë”, tha Stajoski.

Në ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe VLEN tani më kanë formuar grupet e punës dhe vijojnë bisedimet për formimin e Qeverisë.

Ndërkaq, sot anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka deklaruar se kur të përfundojnë negociatat me “Vlenin”, do të hapet mundësia për bisedime me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit.

Milloshoski e tha këtë kur u pyet për deklaratat e liderit të partisë Hristijan Mickoskit se kanë 61 deputetë, ndërsa me rivotimin e nesërm në shtatë vendvotime në zonën e pestë dhe të gjashtë, VMRO-DPMNE pret të ketë 62 mandate në Kuvend.

Nesër (22 maj) do të votohet në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Kjo për shkak se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin në këto vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative.

Rivotim do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, si dhe në 1844 në Strugë.

Sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit si dhe personat e vendosur në shtëpi jashtëfamiljare. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?