“Zaev dhe Filipçe me vetëdije e përkrahën BDI-në në krimet e tyre. Duke ditur krimet, LSDM nuk ka nisur procedimin ndaj Grubit, sepse pushteti do t’i kishte rënë. LSDM përmes dyshes Zaev dhe Filipçe, i mundësoi Grubit të kryejë krime tek Lotaria”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia në pushtet thonë se Grubi nuk mund ta bënte veprimet në Lotarinë Shtetërore pa e ditur LSDM-ja.
“Duke heshtur dhe duke mos marrë asnjë masë, LSDM janë bashkëpunëtorë në krim, për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet. Po të mos ishin Zaev dhe Filipçe, krimi i Grubit dhe BDI-së nuk do të ishte i mundur. Grubi dhe BDI e kishin kthyer Lotarinë në një kompani private, përmes së cilës shpërndanin tenderë dhe para. Përpjekjet e dëshpëruara të LSDM-së për të mbuluar krimin dështuan. Prandaj, qytetarët lexuan përpjekjet e tyre destruktive për të qëndruar në pushtet dhe i ndëshkuan në zgjedhje. VMRO-DPMNE ka shtatë vite që flet për krimin e Grubit. Duhet të ketë drejtësi dhe përgjegjësi!”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Dhjetor, 2024 14:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.