Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd, diskutime për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2025 21:27

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd, diskutime për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, janë takuar të martën në Beograd.

Vuçiç tha se takimi kishte “rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”.

“Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të Republikës Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ai po ashtu ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për festën e Sretenjës, e cila mbahet më 15 shkurt.

Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska e miratuan në një takim të përbashkët një të ashtuquajtur Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Në dokument, ndër të tjera, thuhet se 15 shkurti është Dita e Shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Shtetësisë së Republikës Sërpska, të cilat duhet të festohen së bashku.

Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviç dhe Zheljko Komshiç, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Millorad Dodik është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe pretendimet e tij për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse.

Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion./REL

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2025 21:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?