WhatsApp po teston funksionin e ri: Mesazhet do të lexohen vetëm një herë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2026 14:24

WhatsApp po teston funksionin e ri: Mesazhet do të lexohen vetëm një herë

WhatsApp po teston një funksion të ri që synon të rrisë privatësinë e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të dërgojnë mesazhe tekstuale që mund të lexohen vetëm një herë dhe më pas të fshihen automatikisht.

Funksioni është evidentuar në versionet beta të aplikacionit për iPhone dhe Android. Gjatë përpilimit të një mesazhi, përdoruesit do të mund të aktivizojnë opsionin “Dërgo si mesazh që lexohet vetëm një herë”.

Pasi marrësi ta hapë, mesazhi do të fshihet automatikisht dhe përgjithmonë. Sipas funksionit që po testohet, përmbajtja nuk do të mund të kopjohet, përcillet apo shpërndahet.

Për të ofruar mbrojtje shtesë, WhatsApp po shqyrton edhe mundësinë e bllokimit të fotografimit dhe regjistrimit të ekranit në momentin kur mesazhi shfaqet.

Deri tani, funksioni “shiko një herë” ka qenë i disponueshëm për fotografi, video dhe mesazhe zanore. Zgjerimi i tij edhe te mesazhet tekstuale do t’u jepte përdoruesve një mënyrë të re për të komunikuar me më shumë privatësi.

WhatsApp ende nuk ka njoftuar se kur ky funksion do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Megjithatë, fakti që është shfaqur në versionet beta tregon se mund të bëhet pjesë e një përditësimi të ardhshëm.

Flaka

431
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2026 14:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
431
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?